Telegrafi

Prezantohet fushata “iObama”

Kjo ide e re e propozuar nga vetë presidenti, ka për qëllim trasmetimin te publiku të një kandidati energjik për të tashmen por edhe të të ardhmes, me një fokus të veçantë për të rinjtë.

Pjesë e kësaj strategjie është pajisja e të gjithë pjestarëve të stafit me një iPhone apo iPod, duke shfrytëzuar maksimalisht edhe famën e kompanisë prestigjoze “Apple”, më e suksesshmja e dy viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Paralelisht më këtë nismë është krijuar edhe një aplikacion i ri, që mund të shkarkohet lehtësisht dhe falas nga çdo pajisje Apple por edhe celularet e tjerë të mençur, ku do të azhornohet minutë pas minutë gjithë fushata e presidentit amerikan. /Telegrafi/