Site icon Telegrafi

Prezantohet Bledi Shkëmbi te Liria: Tregon synimet me klubin prizrenas

Të mërkurën në ‘Përparim Thaçi’, para medieve e në prani të strukturave të klubit Liria, trajnerëve, vijuesve të shkollës dhe tifozëve u bë prezantimi para medieve i trajnerit të ri të Lirisë, Bledi Shkëmbi.

Ky i fundit ka falënderuar drejtuesit e klubit duke u premtuar punë dhe suksese me ekipin.

“Jam i lumtur për ardhjen time këtu dhe për besimin e dhënë. Shpresoj që bashkë me drejtues të klubit të bëjmë më të mirën”, ka thënë fillimisht Shkëmbi.

Duke folur për synimet me klubin, Bledi Shkëmbi, ka thënë se do të shohë se cilat janë mungesat në klub, dhe më pas të sjell lojtarë edhe nga kampionati shqiptar, të cilët medoemos do të bëjnë diferencën’.

Ai, tha qe do të ketë shumë punë profesionale, pasi që ka sjell me vete edhe trajnerin atletik (kondicional) , Iris Selimi, ‘i cili poashtu ka rëndësi të madhe për përgatitjen e skuadrës’.

Theksojmë se Selimi vjen nga Skënderbeu dhe ka qenë pjesë e U-21 të Kombëtares.

Kryetari i klubit prizrenas Mirsad Çollaku pohoi se zgjedhjet për prurjet e reja, transferet në skuadër, do të jenë ekskluzivishtë zgjedhje e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Exit mobile version