Telegrafi

Prezantohen përforcimet e reja tek Besa

Besa e Pejës nuk ka të ndalur. Skuadra që drejtohet nga Gani Sejdiu ka bërë një mal përforcimesh, deri sa gardiani Arben Beqiri dhe mbrojtësi Edmond Turku veç se konfirmojnë këtë fakt.

Përmes llogarisë zyrtare në faqen zyrtare të Facebook, skuadra pejane ka prezantuar dy ish futbollistët e skuadrës mitrovicase Trepça 89′.

Beqiri vjen si zëvendësues i gardianit Valmir Byqyti që ka pësuar një lëndim gjatë një seance stërvitore, ndërkohë Turku zëvendëson Bekteshin që pasi u zyrtarizu si futbollist i Besës, ndërroi mendje, duke shkuar tek Gjilani.