Federata Uruguaiane e Futbollit prezantoi 26 të përzgjedhurit e saj për Katar 2022 me një video që tregon bukuritë e vendit, duke e përdorur edhe si reklamë për ta vizituar këtë vend.
Video tregon Uruguain, me trajnerin që ulet para një harte dhe me gisht prek çdo qytet në të cilin kanë lindur lojtarët e ftuar.
Fqinjët e tyre janë protagonistë dhe me krenari prezantuan fanellat e lojtarëve nga lagjet që vinin.
🇺🇾 𝗟𝗢𝗦 𝟮𝟲
Recorrimos el @Uruguay_Natural en busca de los elegidos de @AlonsoDT para el Mundial de Catar.
¡Vamos por el sueño!#ElEquipoQueNosUne pic.twitter.com/IkROEEfrQY
— Selección Uruguaya (@Uruguay) November 10, 2022
Uruguai është një vend i vogël me 3.5 milionë banorë, por është dy herë fitues i Kupës së Botës, ndërsa në Katar nuk do të udhëtojë vetëm për shëtitje, pasi ka në gjirin e saj disa emra të mëdhenj.
Veteranët si Edinson Cavani, Luis Suarez, Diego Godin, Martin Caseres do të veprojnë më të rinjtë e talentuar si Fede Valverde, Rodrygo Bentancur, Ronald Araujo, Darëin Nunez e Matias Vina.
🪄 ¡𝖫𝗈𝗌 𝖾𝗅𝖾𝗀𝗂𝖽𝗈𝗌!
Lucharán por el sueño de un país con el apoyo de tres millones de hinchas.#ElEquipoQueNosUne pic.twitter.com/aIVvHwvoJy
— Selección Uruguaya (@Uruguay) November 11, 2022
Kjo skuadër e kompletuar mund të shkojë lartë në Katar 2022./Telegrafi/