Mercedes ka prezantuar makinën e re me, W13, e cila do të drejtohet nga Lewis Hamilton dhe George Russell.
Pas dramës së fundit të sezonit të kaluar, humbjes së titullit të F1 ndaj Red Bull dhe Max Verstappen, Mercedes dhe Hamilton janë të vendosur të rimarrin kurorën.
“Jam shumë i lumtur me ndryshimet e bëra nga FIA dhe i kënaqur me punën e bërë në W13 në fabrikë”.
The return of the Silver Arrows. 🤍 Meet the Mercedes-AMG F1 W13 E Performance. 🤩 pic.twitter.com/NsuEBvbkbK
— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) February 18, 2022
” Unë kurrë nuk kam thënë se do të largohem”.
“Më pëlqen të bëj atë që bëj, dhe është një privilegj të punosh me këtë grup të madh njerëzish dhe ndihesh sikur je pjesë e një familjeje. Nuk ka asgjë të tillë”.
“Ishte një kohë e vështirë për mua dhe një kohë kur më duhej të bëja një hap prapa dhe të fokusohesha në të tashmen”.
It's all smiles from @LewisHamilton and @GeorgeRussell63 at Silverstone 😁
Who can blame them? We can't wait to see these two on track with the @MercedesAMGF1 W13 💙#OutRaceYourself #MercedesAMG #PETRONASMotorsports pic.twitter.com/7r5b19Jffd
— PETRONAS Motorsports (@PET_Motorsports) February 18, 2022
“Kisha familjen time rreth meje dhe po krijoja kujtime të mrekullueshme”, ka thënë Hamilton në prezantimin e makinës së re.
George Russell do të jetë në krah të Hamilton këtë vit te Mercedesi, ku ai tha së është një gjë e mahnitshme.
Those Merc Boys. 💜❤️ pic.twitter.com/I6FnRoonRm
— Mercedes-AMG PETRONAS F1 Team (@MercedesAMGF1) February 17, 2022
“Është e mahnitshme për mua të jem këtu tani që ato fotot e mia dhe të tij [Hamilton] po qarkullojnë nga 10 vjet më parë kur isha fëmijë”.
"He is a great example to all the kids out there that dreams do come true when you chase then wholeheartedly." ❤
– Lewis Hamilton pic.twitter.com/8lDEeuMJ4p
— Portal GR | Fan Account (@PortalRussell) February 17, 2022
“Ai është një hero për mua dhe shpresoj të mësoj shumë prej tij në këtë vit të parë”, ka thënë Russell në prezantim. /Telegrafi/