Telegrafi

Prezantimi i Mjeku.Net

Mjeku.Net është portali i parë profesional në gjuhën shqipe i specializuar për të ofruar tema edukative dhe informative të fushës shëndetësore. Në këtë uebfaqe të shëndetësisë, lexuesi shqiptar mund të informohet dhe edukohet jo vetëm për mjekimin por edhe për gjithçka rreth parandalimit të sëmundjeve, ruajtjes së shëndetit dhe një jete sa më të mirë. Mjeku.Net tashmë po bëhet adresë referente për çdo lexues që interesohet për një problem shëndetësor.
Gjatë prezantimit do të lansohet edhe “Pyet Mjekun” rubrikë e re brenda portalit Mjeku.Net, përmes së cilës lexuesit shqiptarë në internet do të mund të kontaktojnë me mjekë të fushave dhe hapësirave të ndryshme shqiptare, për të bërë pyetje rreth shqetësimeve të tyre shëndetësore.

Moduli “Pyet Mjekun” do t’u ofrojë lexuesve një mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë për të bërë pyetje, dhe do t’u japë mundësinë të zgjedhin edhe mjekun të cilit duan t’ia parashtrojnë pyetjen.