Site icon Telegrafi

Preteni: Tri investime nga jashtë, 8 mijë të punësuar (Video)

Kandidati i Fjalës për kryetar të Mitrovicës, Nysret Preteni, ka thënë se si parti i kanë tri projekte kryesore për zhvillim ekonomik.

“Kemi tri projekte kryesore me investitor të huaj të cilat i kemi negociuar dhe jemi në përfundim të këtyre projekteve. Një kompani gjermane që do të bëjë investim në Shalë të Bajgores ku do të ndërtohen shtigje motorike në të cilat do të zhvillohen gara me karakter ndërkombëtar. Është një projekt i cili do të rigjeneroj nga 650 deri në 1300 vende të punës. Faza fillestare do të kushtojë 3.5 milionë për tri vite ndërsa tri vite tutje do të shkojë deri në 5.5 milionë euro investime”, ka thënë Preteni.

Ai ka shtuar se është dhe një kompani sllovene e cila në Shalë të Bajgores do të investojë në një fabrikë të ujit e cila do të punoj 24 orë, ku do të ketë investim 2.5 milionë euro ku do të ketë afro 250 punëtor.

Ndërkaq investimi i tretë sipas Pretenit do të jetë nga një kompani hungareze që do të investojë në një fabrikë të qumështit. /Telegrafi/

Exit mobile version