Trepça ’89 i ka shkaktuar humbjen e parë me plotë stil Ballkanit, duke e mposhtur 4-3.
Skuadra nga Theranda ishte duke fituar 3-0, mirëpo mitrovicasit arritën të përmbysin rezultatin për t’i marrë tri pikë të plota në javën e tetë në Superligën e Kosovës.
Ballkani u njoftuar me humbjen e parë në këtë sezon, pasi derisa më tani kishte gjashtë fitore dhe një barazim.
Pas kësaj fitoreje të madhe, ka reaguar presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka që e ka përshkruar këtë si njëra ndër fitoret më të ëmbla në karrierën e tij.
“Njëra ndër fitoret më të ëmbla gjatë karrierës si President”, ka thënë Zeka pas ndeshjes.
Me këtë triumf, Trepça ’89 është në pozitën e gjashtë me 11 pikë të arkëtuara, gjersa Ballkani është lider në elitën e futbollit kosovar me 19 sosh. /Telegrafi/