Telegrafi

Presidenti uron Vokrrin e Salihun

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka gjetur kohë për t’i uruar krerët e Federatës së futbollit të Kosovës.

Numri një i FFK-së, Fadil Vokrri është emëruar si zëvendëskryetar i komitetit të futbollit, ndërkohë Eroll Salihu si anëtarë i komitetit ligjorë të UEFA-së.

Thaçi ka përgëzuar dyshen për arritjen e tyre dhe i ka uruar suksese.

“Urime të përzemërta Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, për emërimin e tij Zëvendëskryetar i Komitetit të Futbollit të UEFA.com”

“Si dhe Sekretarit të Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova, Eroll Salihu, për emërimin e tij anëtar i Komitetit Ligjor të institucionit kryesor të futbollit evropian”, shkruan Thaçi në postimin e tij në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/