Telegrafi

Presidenti i Turqisë, Erdogan dënon shprehjet raciste ndaj stafit të Basaksehir

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shkruar për ndeshjen e ndërprerë mes PSG-së dhe Basaksehir.

Ndeshja u ndërpre në fillim të saj, kur gjyqtari i katërt, me shprehje raciste iu drejtua Pierre Webos, njërit nga anëtarët e stafit të klubit turk.

Ekipet vendosen që të mos e vazhdojnë ndeshjen, duke e lënë fushën, ndërsa për këtë rast ka reaguar edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Dënojmë me forcë shprehjet raciste të bëra ndaj Pierre Webo, një prej anëtarëve ekipit teknik të klubit që na përfaqëson ne, Başakşehir, dhe unë besoj se hapat e nevojshëm do të ndërmerren nga UEFA”.

“Ne jemi pa kushte kundër racizmit dhe diskriminimit në sport dhe në të gjitha fushat e jetës”, ka shkruar Erdogan.

 

Ndeshja është vendosur të zhvillohet nesër, ku katër gjyqtarë të rinj do të jenë në krye të detyrës. /Telegrafi/