Site icon Telegrafi

Presidenti i Skënderbeut: Duam mikpritje nga Partizani

Partizani i Beogradit, gjatë vizitës dyditore në Shqipëri, nuk hasi problemin më të vogël.

Tani është koha për bardhezinjtë, që në kthim të bëjnë të njëjtën mikpritje për Skënderbeun.

Presidenti i të vetmit klub shqiptar në Ligën e Evropës, Ardian Takaj, në një intervistë me “News”, shpreh bindjen se çdo gjë do të jetë në rregull.

A keni qenë ndonjëherë në Beograd dhe çfarë prisni nga vizita në kryeqytetin tonë?

Kam qenë disa herë në Beograd, kam qenë gjithmonë shumë komod këtu dhe kam një mendim shumë të mirë për kryeqytetin tuaj.

Kampioni serb ishte shumë i mirëpritur në Shqipëri, nuk kishte as edhe problemin më të vogël. A prisni diçka të ngjashme tani?

Partizani është një emër i madh, të cilin ne e dimë nga ish-RSFJ. Ne u përpoqëm të fitonim ndaj këtij rivali në mënyrën që na duhej dhe bëjmë çmos që të ndiheshin si në shtëpi. Besoj se ishim në gjendje ta bënim këtë. Jam i kënaqur që presidenti i Partizanit, Milorad Vucelic, ishte i kënaqur të largohej nga Shqipëria me atë mikpritje. Shpresoj që edhe ne do të ndihemi ashtu.

Cilat janë prioritetet tuaja para se të luhet ndeshja me Partizanin?

Është shumë e rëndësishme për ne që të sigurojmë kushte të mira përpara kësaj ndeshjeje dhe përparësia jonë është pikërisht që gjithçka të shkojë mirë, siç ishte rasti në Shqipëri. Rezultati i Elbasanit ishte i kënaqshëm për klubin tonë, sepse e dinim se po luanim kundër një ekipi shumë të mirë dhe të organizuar në çdo aspekt.

Si mendoni për Partizanin si klub dhe për cilësinë e ekipit?

Partizani është ekipi i famshëm dhe rezultatet që ka arritur në rrjedhën e historisë. Me cilësinë që zotëron tani, e shikoj si një nga pretendentët kryesorë për kalimin e këtij grupi.

Me çfarë rezultati do të ishit të lumtur të dilni nga Beogradi?

Besojmë se do të jetë një lojë e vështirë për ne dhe është e sigurt se do të jemi të lumtur me një pikë.

Cilat do të jenë dy skuadrat që do të kenë pranverë evropiane nga Grupi B?

Do të isha shumë i kënaqur nëse dy skuadrat tona do të shkonin më tej. Do të ishte bukur.

Cilat janë ambiciet e Skënderbeut në të ardhmen e afërt?

Ka shtatë vjet që ekipi ynë dominon futbollin në Shqipëri dhe ambiciet tona po rriten çdo vit. Ne duam të arrijmë sa më shumë në Evropë dhe të promovojmë lojtarët e rinj. Kemi bërë një qendër sportive në Korçë, në reputacionin e klubeve të mëdha evropiane, dhe jemi të dhënë shumë në drejtimin e infrastrukturës.

Exit mobile version