Site icon Telegrafi

Presidenti i Sevillas, Castro: Kounde është lojtar i yni, por i konsiderojmë ofertat

(Foto: Instagram/jkeey4)

Presidenti i Sevillas, Jose Castro Carmona ka folur për situatën e mbrojtësit Jules Kounde, i cili është i lidhur me një transferim te Chelsea.

Kounde ka qenë i lidhur me klubin nga Stamford Bridge, por deri më tani ende nuk ka asnjë marrëveshje, pasi disa oferta janë refuzuar tashmë nga Sevilla.

Për situatën e lojtarit ka folur edhe vet presidenti i Sevillas, Castro.

Lexo po ashtu Chelsea po e mbyllë transferimin e Koundes

“Kounde është lojtari ynë, tani për tani. Nuk ka asgjë të rënë dakord ose të bërë për momentin”.

“Ne gjithmonë i konsiderojmë ofertat. Por ditët po mbarojnë…”, përfundoi presidenti i Sevillas.

Lexo po ashtu Chelsea po kompleton largimin e tre futbollistëve për të nënshkruar me Kounden

Megjithatë, Chelsea ka ende besim se një marrëveshje përfundimtare mund të arrihet.

Oferta përfundimtare pritet të jetë gati pasi marrëveshjes së Bluve me West Hamin për Kurt Zouma. /Telegrafi/

Exit mobile version