Telegrafi

Presidenti i Serie A, Dal Pino: Qeveria të lejojë hyrjen në stadium për njerëzit e vaksinuar

Presidenti i Lega Serie A, Paolo Dal Pino ka sugjeruar Qeverinë Italiane të lejojë tifozë të ndjekin ndeshje futbollit nëse ata janë të vaksinuar kundër COVID-19.

Përhapja e vaksinimit ka filluar në Itali dhe Dal Pino tashmë po shqyrton ndikimin e mundshëm në futboll.

“Unë mendoj se duhet të jemi në gjendje të pranojmë qytetarë të vaksinuar në stadiume”, ka thënë fillimisht presidenti i Series A për Rai Radio 1.

“Ne i paraqitëm një plan 300 faqesh Qeverisë se si mund t’i mirëpresim tifozët përsëri në stadium me siguri, me një kapacitet të reduktuar prej 20-30 për qind, por nuk morëm asnjë përgjigje të vetme. As edhe një telefonatë. Kështu që shpresoj që të paktën ata që janë të vaksinuar të mund të lejohen të hyjnë”.

Ka pasur gjithashtu sugjerime që të gjithë lojtarët profesionistë duhet të marrin vaksinën, e cila më pas do t’i lejonte ata të luanin rregullisht pa pasur nevojë për testime të përsëritura.

“Kjo është një çështje e Qeverisë dhe unë nuk do të merrem me këtë”, përfundoi Dal Pino. /Telegrafi/