Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pyetur si ndodhi që vetëm 200 rusë ishin në gjendje t’i rrihnin disa mijëra tifozë të kombëtares angleze në Euro 2016.
SkyNews citon Putinin t’i këtë përshkruar sjelljet e huliganëve si të turpshme, por pyeti se si erdhi deri të kjo, përcjell Gazeta Express.
“Përleshjet mes tifozëve rus dhe atyre anglezë, të turpshme,” tha Putin në Forumin Ndërkombëtar Ekonomik në Petersbug.
“Por, s’e kuptoj si ndodhi që vetëm 200 tifozë tonë rrahën disa mijëra anglezë,” pyeti Putini duke e bërë të shpërthejë në të qeshur audiencën, e cila e duartrokiti atë.
Rusia rrezikon të përjashtohet nga Evropiani shkaku i statistikave.