Site icon Telegrafi

Presidenti i PSG-së konfirmon qëndrimin e Emeryt

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi ka folur rreth trajnerit të skuadrës së tij, Unai Emeryt, ku e ka konfirmuar përsëri si trajner.  

Kampioni aktual i Francës përjetoi një shok të vërtetë në Ligën e Kampionëve, ku u eliminua nga Barcelona, edhe pse në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat të thellë 4-0.

Barcelona në ndeshjen e kthimit arriti t’i shënoj gjashtë gola skuadrës franceze, duke shënuar rikthimin më të madh në Ligën e Kampionëve, duke gozhduar kështu futbollistët dhe trajnerin e skuadrës.

Lexo po ashtu Emery: Vendimet e gjyqtarit na ndëshkuan, dy penalti për ta dhe neve na u mohua një

Për trajnerin Emery u flit shumë për një shkarkim të tij nga PSG, por presidenti i klubit, Al Khelaifi, e ka konfirmuar përsëri si trajner duke theksuar se skuadra e tij nuk po mendon për ndryshime.

“Ka pak ekipe që janë në gjendje të mundin Barcelonën 4-0. Kemi një trajner që ka fituar tre trofe evropianë radhazi dhe mendoj se në botën e futbollit kemi fituar respektin e të gjithëve”, ka thënë fillimisht Al Khelaifi.

“Do të ishte diçka e gabuar nëse do të mendonim të ndërprisnim projektin pas kësaj disfate të rëndë”.

Lexo po ashtu ​"Barça-PSG, sfidë e çmendur, Emery ishte në listë për trajner te Milanit"

“Edhe klubeve të tjera në Evropë ju është dashur shumë kohë pasi kanë ndryshuar pronarë për të arritur te fitoret”.

“Forca e një klubi të madh është ajo për të ruajtur gjakftohtësinë edhe në momentet më të vështirë dhe të mos mendojë për ndryshime të menjëhershme”. Përfundoi sheiku i PSG-së. /Telegrafi/

 

Exit mobile version