Telegrafi

Presidenti i PSG-së flet për rastin e Aurier, sulmon UEFA-n

PSG ka luajtur baras me Arsenalin ën Londër (2-2), duke zhvilluar një ndeshje shumë mirë të mirë.

Pronari i klubit francez, Nasser Al-Khelaifi, ka folu për çështjen e Sereg Aurier që nuk u lejua të futet në Angli.

Ai kishe pasur një sherr me një polic anglez në Paris dhe përbënte kërcënim për Anglinë.

Kjo gjë e ka tërbuar Al-Khelaifin, i cili zakonisht është shumë i qetë, por pas ndeshjes kundër Arsenalit ka shpërthyer.

Lexo po ashtu Legjenda franceze ‘sulmon’ Anglinë për ndalimin e Aurier

“Çështja e Aurier është një skandal. Ne jemi të vetëm në këtë situatë. Normalisht, UEFA merr masa të ashpra për të mbrojtur garën, por në këtë rast nuk bënë asgjë. Nuk është e ndershme, ata u mjaftuan me një e-mail. Organizatorja e Ligës së kampionëve duhet ta mbrojë garën e vet, nuk është mirë të përzihen sporti me politikën”.

“Të pretendosh që Aurier është një kërcënim për sigurinë në Angli, ky është një skandal. Jam shumë i zhgënjyer, me të gjithë. Serge meritonte të ishte me skuadrën në Angli, ai është një djalë i mirë, nuk përbën kërcënim për askënd”, ka thënë i pari i klubit parisien. /Telegrafi/