Telegrafi

Presidenti i PSG-së, Al Khelaifi flet për mundësinë e nënshkrimit me Cristiano Ronaldon

Edhe pse i gjithë fokusi është në Kupën e Botës Katar 2022, Cristiano Ronaldo tani është një lojtar i lirë dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt.

Marca ka raportuar se lojtari është afër të nënshkruajë me Al-Nassr të Arabisë Saudite që që do të ishte kontrata më e madhe në historinë e futbollit.

Por ndërkohë që asgjë nuk është zyrtare, presidentit të PSG-së Nasser Al Khelaifi, iu bë pyetja në lidhje me portugezin.

“Tre lojtarët që kemi [Lionel] Messi, Neymar dhe [Kylian] Mbappe, është shumë e vështirë, por i uroj atij gjithë të mirat”.

“Ai është fantastik dhe është ende një lojtar i mrekullueshëm”, ka thënë ai për Sky Sports.

Cristiano përfundoi, me marrëveshje të përbashkët, kontratën e tij me Manchester United muajin e kaluar.

Kjo erdhi pas një interviste shpërthyese që ai dha për Piers Morgan, ku ai foli keq për klubin dhe tha se nuk e respektonte Erik ten Hag.

Cristiano do të marrë një vendim përfundimtar pas Botërorit.

Portugalia duket një kandidate serioze dhe tashmë është në çerekfinale, ku do të përballen me Marokun dhe, nëse do të kenë sukses, do të luajnë në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes Francë – Angli./Telegrafi/