Site icon Telegrafi

Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi: Cavani gati sa nuk më dha sulm në zemër

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi pranon se ai pothuajse kishte një ‘sulm në zemër’ pasi Edinson Cavani goditi traversën gjatë fitores së ekipit të tij në udhëtim te Manchester United.

PSG triumfoi me rezultat 3-1 në Old Trafford ndaj Unitedit dhe la gjithçka të hapur në Grupin H të Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, ish-sulmuesi i PSG-së ishte afër për të rikthyer Unitedin në lojë, por goli iu mohua vetëm nga traversa.

Lexo po ashtu PSG triumfon në trilerin ndaj Unitedit në Old Trafford, Neymar hero

Al-Khelaifi ka folur pas triumfit të ekipit të tij, ndërsa nuk hezitoi ta përmend rastin e ish-lojtarit të tyre, Cavani.

“Ndjenja ime për traversën e Cavanit? Një sulm në zemër (qesh)”, ka thënë fillimisht Al-Khelaifi.

Lexo po ashtu Kalkulatori i Ligës së Kampionëve: Si është situata dhe çfarë iu duhet klubeve në ndeshjet e fundit të grupeve për të siguruar kualifikimin

“Në të vërtetë, ishte e vështirë. Këto lloj ndeshjesh, të gjithë duan të fitojnë. Ne gjithashtu patëm shumë shanse. Por, mendoj se ishim vërtet vendimtar, shënuam tre gola, kjo është më e rëndësishmja”.

“Tani ne do të vazhdojmë sepse nuk jemi ende të kualifikuar. Jemi të lumtur, por nuk jemi ende të kualifikuar. Objektivi ynë është të kualifikohemi”, përfundoi presidenti i PSG-së. /Telegrafi/

Exit mobile version