Site icon Telegrafi

Presidenti i PSG-së, akuzohet për vepra penale

Nasser Al-Khelaifi. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi është akuzuar për vepra penale që lidhen me ish sekretarin e Përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

Përtej problemeve me UEFA-n për Fair Play-n Financiar, presidenti i kampionëve të Francës dhe i BeIN Sports, Nasser Al Khelaifi, duhet të mbrohet mirë nga akuzat e autoriteteve zvicerane, që kanë mbyllur hetimet dhe kanë plotësuar dosjen për veprimet e dyshimta të tij në blerjen e të drejtave televizive të Botëroreve të Futbollit 2026 dhe 2030.

Al-Khelaifi është akuzuar në Zvicër, për “avantazhe të padrejta” nga Valcke, i cili tashmë akuzohet për pranimin e ryshfetit.

Nasser Al Khelaifi . (Photo by Aurelien Meunier/Getty Images)

Sipas akuzës, Al Khelaifi i ka fituar të drejtat e transmetimit për BeIN Sports nëpërmjet korrupsionit, sikurse është përdorimi i një vile në Sardengna të Italisë, që iu dha ish-sekretarit të përgjithshëm të FIFA-s, Jerome Valcke.

Sipas autoriteteve zvicerane, sipërmarrësi nga Katari, ka siguruar “dhurata të panevojshme” ish-sekretarit të FIFA-s.

Jerome Valcke. (Photo by Dennis Grombkowski/Getty Images)

Valcke është i akuzuar për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikimin dokumentesh bashkë me një person të tretë, emri i të cilit ende nuk është zbuluar. /Telegrafi/

Exit mobile version