Site icon Telegrafi

Presidenti i Prishtinës, Ejupi: Futbollistët do të testohen sërish nesër në Kosovë

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi është rrëfyer në lidhje me situatën e krijuar sot në Gjibraltar.

Ndeshja e sotme e paraparë të luhet mes Lincoln Red Impsit dhe FC Prishtinës në Ligën e Evropës është anuluar pas rasteve pozitive te klubi prishtinas.

Ejupi, i pari i FC Prishtinës, ka thënë se nesër skuadra do t’i nënshtrohet testeve sërish për COVID-19 në Prishtinë.

“Ne do të bëjmë teste nesër sapo të arrijmë në Prishtinë dhe do t’i krahasojmë testet me ato që i kemi bërë në Gjibraltar”, ka thënë Ejupi në “Kanal 10.

“Futbollistët nuk janë përzënë nga hoteli, por kanë pasur ta lirojnë atë në ora 15:00 për të shkuar në stadium. Ne kemi kontaktuar me delegatin e ndeshjes dhe ai thotë se ne i jemi përmbajtur protokollit”, tregoi ai.

Prishtina duke festuar triumfin në Kupën e Kosovës (Foto: FC Prishtina/Facebook)

“Shqetësimi i madh ishte te ministri i sportit në Gjibraltar, ai ishte i shqetësuar shumë. Ndeshja është dashur të zhvillohet, ta shohim se çfarë do të vendosë UEFA deri nesër”, përfundoi Ejupi.

Exit mobile version