Presidenti i PAOK-ut të Selanikut është suspenduar për tri vjet nga futbolli pasi hyri në fushën e lojës i armatosur gjatë një ndeshje të Superligës së futbollit grek ndaj AEK-ut të Athinës.
Ivan Savvidis e ka pasur një armë në brez teksa hyri në fushën e lojës të ndeshjes ku PAOK-ut ju anulua një gol në minutat e fundit të ndeshjes së zhvilluar më 11 mars, gol ky që u konsiderua krucial në luftën për titull.
Kjo edhe shkaktoi që ndeshja të ndërpritej, teksa Superliga Greke ka dënuar me dënime të rënda.
Savvidis pos tri viteve suspendim, është dënuar edhe me 100 mijë euro.
PAOK-ut i janë larguar tri pikë nga tabela dhe është dënuar me 63 mijë euro.
Po ashtu, tri ndeshjet e ardhshme në shtëpi PAOK-u do t’i zhvillojë prapa dyerve të mbyllura, ndërkaq sezonin e ardhshëm ky klub do ta fillojë me dy pikë minus në tabelë.
https://www.youtube.com/watch?v=cBNqh9BMDXs
Rivalëve direkt ëpr titull AEK-ut, u është dhënë fitorja me rezultat 3-0 në tavolinë për shkak të ndërprerjes së takimit kur ishte rezultati 0-0 nga një prej njerëzve më të pasur grek i cili hyri në fushë.
PAOK tash është në vendin e tretë të Superligës së Greqisë dhe një fitore do të afronte ekipin dy pikë afër kryesuesit AEK.
Kampionati grek vazhdon të shtunën pasi u ndërpre më 12 mars për shkak të incidentit, për të cilin më vonë Savvidis kërkoi edhe falje publikisht. /Telegrafi/