Site icon Telegrafi

Presidenti i Napolit, De Laurentiis thotë se mund ta emërojnë stadiumin “Diego Maradona”

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis pranon që stadiumi i Napolit mund të quhet Diego Armando Maradona, pas vdekjes së legjendës argjentinase.

Ish-legjenda e Napolit vdiq sot (e mërkurë) në moshën 60-vjeçare pas një sulmi në zemër në shtëpinë e tij në Buenos Aires.

Pas vdekjes, shumë klube dhe emra të njohur shprehen ngushëllimet dhe nderimet për Maradonën.

Lexo po ashtu Nga federata e Argjentinës e deri tek Barcelona dhe Napoli, reagime të ndryshme pas vdekjes së legjendës Maradona

Tani ka folur edhe presidenti i Napolit, De Laurentiis, i cili ka thënë se mund t’ia ndërrojë emrin stadiumit San Paolo në nder të legjendës argjentinase.

“Unë do të doja të projektoja fytyrën e Maradonës në stadium gjatë gjithë lojës së nesërme”, ka thënë fillimisht tha De Laurentiis për RMC Sport.

Skuadra e Rino Gattusos do të përballet me Rijekan nesër (e enjte) në San Paolo.

“Mund të jetë një ide për të emëruar stadiumin San Paolo-Maradona, është diçka për të cilën mund të mendojmë”, përfundoi presidenti i Napolit. /Telegrafi/

Exit mobile version