Site icon Telegrafi

Presidenti i Monacos, blen edhe një skuadër, afër ekipit të njohur belg (Foto)

Njëri nga presidentët më të pasur në botën e futbollit është edhe Dmitri Rybolovlev.

Rybolovlev është në krye të gjigantit francez, Monaco por ai nuk do të ndalet me kaq.

Miliarderi rus ka bërë një ofertë zyrtare për t’i blerë aksionet e skuadrës së njohur belge, Cercle Brugge.

Cercle Brugge ndodhet në Ligën e Dytë të Belgjikës dhe po kalon nëpër një krizë financiare.

Ka qenë vetë klubi i Monacos që ka bërë të ditur një gjë të tillë.

Presidenti i Monacos, Dmitri Rybolovlev

“Monaco dëshiron të komunikojë se ka bërë një ofertë për të blerë shumicën e aksioneve tek skuadra belge Cercle Brugge”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Ndërkohë mediat belge kanë shkruar se tanimë drejtuesit aktual të klubit belg kanë pranuar ofertën nga Rybolovlev.

Zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet gjatë kësaj fundjave, por që deri më tani nuk janë bërë publike shifrat e parave që janë ofruar nga Rybolovlev.

Në Belgjikë janë të bindur se Cercle Brugge do të bëhet një fuqi në elitë pasi do të marrë drejtimin e klubit presidenti rus Rybolovlev. /Telegrafi/

Skuadra belge Cercle Brugge nuk pritet më të ketë probleme financiare
Exit mobile version