Site icon Telegrafi

Presidenti i Lyonit, Aulas: Nuk mund ta përballojmë emërimin e Mourinhos

Jose Mourinho (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas ka thënë se klubi i tij nuk është në gjendje të përballojë Jose Mourinhon.

Ish- menaxheri i Manchester Unitedit, Mourinho ka shprehur dëshirën e tij për të menaxhuar në Ligue 1.

Përveç asaj, trajneri portugez ka deklaruar se të kthehet të trajnojë këtë verë.

Lexo po ashtu Mourinho: Nuk dua ta drejtoj tani Portugalinë, në qershor te një skuadër dhe kampionat që më motivojnë

Aulas në një intervistë për L’Equipe ka folur për kontaktet me Mourinhon, por sipas tij ato nuk ishin për punë.

Jose Mourinho (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

“E pashë atë verën e kaluar në Moskë, biseduam pak, por jo për të ardhur në Lyon, por për transferimet”.

“Special One nuk është në përputhje me realitetin tonë ekonomik”, ka thënë Aulas. /Telegrafi/

Exit mobile version