Telegrafi

Presidenti i Ligue 1, Quillot: Nuk ka klauzolë që ia ndalon largimin Neymarit

Neymar raportohet se gjatë verës së këtij viti do të largohet prej skuadrës franceze të Paris Saint-Germain.

Mediat franceze sot kanë raportuar se klauzola e largimit të brazilianit do të bie ndjeshëm pas datës 3 Gusht, pasi që në atë periudhë bëhet një vit që nga transferimi prej 222 milionë eurove nga Barcelona.

Për lojtarin është shkruar se do të duhen sipas klauzolës rreth 300 milionë euro, të cilat janë shumë klube të gatshme t’i ofrojnë parisienëve.

Casemiro e ka ftuar te Reali (Getty Images)

Por, presidenti i Ligue 1, Didier Quillot e bën të qartë se e vetmja mënyrë që Neymar të largohet nga PSG-ja “është një marrëveshje ndërmjet klubeve” dhe se Federata e Futbollit të Francës nuk njeh ndonjë marrëveshje që i kufizon largimin ndonjë futbollistit.

Ai bazohet në nenin 202 të rregullores, i cili përcakton se “klubet nuk mund të futin asnjë lloj klauzole lirimi që përfundon marrëdhënien kontraktuale nga secila palë ose një klauzolë të njëanshme tëp përfundimit të kontratës”.

Braziliani në mënyrë të përsëritur thuhet t’i ketë thënë miqve se me çfarëdo kosto do të dëshironte të kalonte te madrilenët.

Lexo po ashtu Neymar do të kushtojë më lirë pas tre gushtit

Ndryshe, gjatë verës së vitit të kaluar u transferua te parisienët për shumën prej 222 milionë eurove gjatë tre gushtit të 2017.

Lojtari deri më tani ka realizuar 19 gola në njëzet paraqitje në të gjitha garat për PSG-në. /Telegrafi/