Igli Tare u kërkua me ngulm nga Milani, por në fund vendosi të qëndronte te Lazio dhe besoi te projekti i presidentit Claudio Lotito.
Në një intervistë presidenti i klubit bardhekaltër ka folur pikërisht për drejtorin sportiv të skuadrës së tij.
Ai ka thënë se nuk i ka pëlqyer aspak mënyra sesi Milani ka dashur të bëjë për vete ish-futbollistin e njohur shqiptar.
“Nuk jam kontaktuar në asnjë moment nga drejtuesit e Milanit dhe kjo gjë nuk më ka pëlqyer fare”.
“Ne nuk do ta bënim kurrë diçka të tillë, por çdo klub ka stilin dhe mënyrën e tij”.
“Zgjedhja e Tares është logjike, Lazio në këto momente është një skuadër me një strukturë shumë herë më të mirë se Milani, këtu punohet mirë”, ka thënë Lotito.
Lazio po bëhet gati për sezonin e ri, ku vazhdon të luftojë për pozitat e larta në renditje. /Telegrafi/