Presidenti i La Ligas, Javier Tebas pranon se ai do të mirëpriste kthimin e Neymarit në Spanjë.
Ylli i Paris Saint-Germain thuhet se është një objektiv primar për presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Dhe Tebas ka thënë se do të ishte i lumtur që ta shihte Neymarit duke u rikthyer në La Liga.
“Do të doja ta shihja Neymarin vitin e ardhshëm në LaLiga”, ka thënë fillimisht Tebas.
“Por, gjithashtu Pep Guardiola sepse ai është një nga trajnerët më të mëdhenj në botë”, përfundoi i pari i La Ligas.
Neymar është lidhur disa herë edhe me një transferim të Real Madridi dhe në verë mund të kemi një El Clasico për shërbimet e tij. /Telegrafi/