Presidenti i La Ligas, Javier Tebas vazhdon të bëjë luftën e tij kundër Paris Saint-Germain, duke përsëritur publikisht dëshirën për të parë klubin francez të ndëshkuar për mendjelehtësinë e tyre financiare.
Siç raportohet nga Diario AS, PSG bëri një humbje prej 350 milionë euro për sezonin 2021-22, e cila grumbullohet në humbje prej 224 milionë euro nga sezoni i kaluar. Këto humbje janë pa hyrë në kontratën e re për Kylian Mbappen, e cila do t’i kushtojë klubit 630 milionë euro gjatë tre sezoneve të ardhshme.
Duke folur për L’Equipe, Tebas bëri thirrje për “sanksione të menjëhershme”. Kreu i ligës spanjolle, i cili publikoi një letër zyrtare drejtuar UEFA-s në verë pas rinovimit të Mbappe duke kërkuar sanksione, dëshiron që UEFA të godasë më fort PSG-në. UEFA mund të gjobisë PSG-në 65 milionë euro, megjithëse vetëm 55 milionë euro do të pezullohen në rast të një shkeljeje tjetër.
“10 milionë euro për PSG-në dhe presidentin e saj (Nasser Al Khelaïfi) është një kafe”, ka deklaruar Tebas.
Ai gjithashtu akuzoi PSG-në për “thyerjen e ekosistemit të futbollit”.
Sipas Tebas, PSG ka bërë humbje prej një miliard euro gjatë gjashtë apo shtatë sezoneve të fundit, gjë që çekuilibron plotësisht fushën e lojës.
Ndërsa Tebas mund të jetë i saktë në pjesën më të madhe të vlerësimit të tij, shanset që UEFA të ndërmarrë veprime serioze duken të pakta. Nuk duhet të përmendet se Barcelona, Real Madrid dhe Atletico Madrid janë të gjitha borxhe sportive prej rreth një miliard euro.
PSG-ja e gjen veten më afër korridoreve të pushtetit se çdo ekip spanjoll që ndjek edhe projektin e Superligës Ervopiane, andaj mendohet se UEFA për këtë arsye nuk ka shfaqur dorën e hekurt ndaj tyre. /Telegrafi/