Neymar do të pensionet në Paris Saint-Germain përveç nëse e ulë pagën e tij dhe çmimi i kërkuar për të nuk ulet, ka thënë presidentit i La Ligas, Javier Tebas.
Sulmuesi i Brazilit ishte i lidhur fort me një rikthim në La Liga para mbylljes së afatit kalimtar veror të hënën, ku dy klube si Barcelona dhe Real Madridi, ishin të interesuar.
Megjithatë, Tebas e përsëriti qëndrimin e tij të mëparshëm se kthimi i 27-vjeçarit në La Liga nuk luan edhe aq rol për futbollin spanjoll.
“Është gjithmonë e rëndësishme të kesh asete të mira për të rritur vlerën e [LaLigas], por ai nuk është thelbësor”.
“Nëse Neymar vjen, mirë. Nëse Neymar nuk vjen, unë nuk e shoh atë si thelbësor, sepse ne vazhdojmë të rritemi”.
Neymar ishte larguar për 222 milionë euro dhe ka edhe tri vjet në kontratën e tij me PSG-në.
“Problemi i mos kthimit tani [në Barcelona] ka të bëjë me largimin e tij drejt PSG-së”.
“Ishte një transferim jashtë tregut, ishte e mundur të ndodhte vetëm me ‘kurthe” për të rritur sponsorizimet”.
“Kur e bën këtë jashtë tregut, është e pamundur të shesësh përsëri me atë çmim. Nëse funksion tregu kështu, Neymar do të dalë në pension te PSG, nëse nuk e ul pagën e tij dhe gjithashtu nëse PSG pretendon më pak”, ka thënë Tebas. /Telegrafi/