Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, shpalli sot ligjin ushtarak në një fjalim të paparalajmëruar natën vonë të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin YTN.
Yoon tha se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të përdorte një masë të tillë për të mbrojtur rendin e lirë dhe kushtetues, duke thënë se partitë opozitare kanë marrë peng procesin parlamentar për ta futur vendin në krizë.
“Unë shpall ligjin ushtarak për të mbrojtur Republikën e lirë të Koresë nga kërcënimi i forcave komuniste të Koresë së Veriut, për të zhdukur forcat antishtetërore që po plaçkitin lirinë dhe lumturinë e popullit tonë dhe për të mbrojtur kushtetutën e lirë”, tha Yoon.
Ai nuk theksoi në adresimin e tij se çfarë masash konkrete do të ndërmerren.
Yoon citoi një mocion nga Partia Demokratike e opozitës së vendit, për të fajësuar disa nga prokurorët kryesorë të vendit dhe refuzimin e një propozimi buxhetor të qeverisë. /Telegrafi/