Telegrafi

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi uron medalistin e bronztë evropian Herolind Nishevcin

Presidenti Krasniqi ka përgëzuar Herolind Nishevcin për medaljen e parë evropiane për senior.

Ai i ka uruar fat dhe suksese atij dhe karateistëve tjerë, edhe në turneun kualifikues për LO Tokio 2020, që muajin e ardhshëm mbahet në Paris të Francës.

Presidenti, njëherit kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës, ishte i pranishëm në Evropianin e Poreçit, ku përkrahi karateistët tanë, të cilët do të kthehen me një vend të tretë, një të pestë dhe një të shtatë.

Edhe në kategorinë ekipore nuk munguan sukseset, ku femrat zunë vendin e pestë, ndërsa meshkujt të shtatin. /Telegrafi/