Telegrafi

Presidenti i klubit italian infektohet me coronavirus: Do ta vazhdojmë normalisht garën

Coronavirus është përhapur me të madhe në Itali, ku mijëra persona janë prekur nga ky virus.

Deri më tani ky virus ka marrë jetën e 233 personave në Itali teksa mbi pesë mijë persona janë të infektuar.

Ky virus nuk i ka kursyer as futbollistët dhe drejtues të klubeve jo vetëm në Itali, por në gjithë Evropën.

E së fundmi me këtë virus është infektuar edhe presidenti i klubit italian Novara, që aktualisht bënë gara në Serie C.

Ka qenë vet klubi i Novaras që ka njoftuar për një gjë të tillë se numri një i tyre Maurizio Rullo është infektuar me coronavirus.

Gjithsesi klubi italian ka bërë të qartë se nuk do t’i ndalojë aktivitetet pasi dëshira e presidentit të tyre është të zhvillohen ndeshjet normalisht.

Novara i ka uruar shërim të shpejtë Rullos, teksa klubi po vazhdon me ndeshjet me qëllimin e vetëm të rikthehen në Serie B. /Telegrafi/