Site icon Telegrafi

Presidenti jugkorean i kërkon parlamentit të ndalojë veprimet e pamatura

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ku njoftuar se do të hiqte ligjin ushtarak.

Ai e mbrojti vendimin për të shpallur ligjin ushtarak, duke thënë se kishte vepruar për të “mbrojtur vendin nga forcat anti-shtetërore”, të cilat i akuzoi se po përpiqeshin të “paralizonin funksionet thelbësore të shtetit”.

Ai deklaroi se do të tërhiqte forcat ushtarake pas kërkesës së parlamentit për heqjen e ligjit ushtarak, shkruan skynews.

Lexo po ashtu Kush është presidenti koreano-jugor, Yoon Suk Yeol?

“Por, i kërkoj parlamentit të ndalojë menjëherë veprimet e pamatura që po paralizojnë funksionet e shtetit, si përsëritja e impeachment-it, manipulimi legjislativ dhe manipulimi i buxhetit”, tha ai.

Yoon është përfshirë në një seri polemikash dhe ka humbur popullaritetin në Korenë e Jugut.

Partitë opozitare po kërkojnë hetime ndaj Zonjës së Parë për dyshime mbi korrupsionin, ndërsa ka gjithashtu një ngërç politik mbi projektbuxhetin e vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version