Site icon Telegrafi

Presidenti i Genoas konfirmon shitjen e klubit

Presidenti i Genoas, Enrico Preziosi ka zbuluar para mediave se a ka shitur klubin, ndërsa zyrtarizimi pritet të bëhet këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme.

Preziosi ka ka hyrë në kritika të rënda nga tifozët e klubit në vitet e fundit dhe është raportuar më parë këtë muaj se ai ishte në bisedime për të shitur skuadrën nga Serie A.

Lexo po ashtu Klubi italian afër shitjes tek disa investitor të huaj

Nuk ka vonuar shumë, dhe është vet Preziosi, i cili ka zbuluar për mediat italiane se e ka shitur klubin gjenovez.

“E kam shitur klubin”, ka thënë fillimisht Preziosi për TeleNord në një intervistë pasditen e së hënës.

“Nënshkrimet do të vijnë këtë javë ose në fillim të javës së ardhshme. Nga intervista tjetër, nuk do të jem më President i Genoas”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version