Çështja e mos ftesës së Karim Benzemas në Euro 2016 nuk është ajo që mendon vet lojtari, ka thënë kryeministri i Francës, Manuel Valls.
Problemi i mos thirrjes së Benzemas në kombëtare ka shkuar edhe deri në instancat më të larta të shtetit francez, pas akuzave të sulmuesit të Real Madridit se ai është lënë jasht vetëm pse ka origjinë algjeriane.
“Fjalët e tij nuk janë pikëpamja e Francës, sepse lojtarët nuk zgjidhen në bazë të ngjyrës së lëkurës apo origjinës”.
“Ka lojtarë të mirë, dhe një trajner që vendos. Të gjithë duhet të jenë krenarë për origjinën e tyre, por lojtarët nuk zgjidhen ashtu”.
“Në Botërorin e vitit 1998 kishte kritika të njëjta. Nuk jam unë trajneri, ai është Deschamps dhe ai e di më mirë se çka po bën”, potencoi kryeministri francez. /Telegrafi/