Presidenti i Eintracht Frankfurt, Peter Fischer, mblodhi tifozët e klubit të tij disa orët para finales së Ligës së Evropës në rrugët e Sevilles të mërkurën pasdite.
Ai e bëri këtë me një fjalim ku e përshkroi stadiumin “Ramon Sanchez-Pizjuan” si një stadium “Mickey Mouse”.
Zhurma për blerjen e biletave dhe fluksi masiv i tifozëve gjermanë në Sevilla e shtyu shefin e klubit të sulmonte stadiumin, duke iu drejtuar në një farë mënyre edhe UEFA-s për caktimin e këtij vendi.
“Dyqind mijë fansa donin të ishin këtu sot. Por 190,000 janë të trishtuar sepse ne po luajmë në këtë stadium “Mickey Mouse””, deklaroi ai.
🇩🇪 Peter Fischer, presidente del @Eintracht, descalifica el Sánchez-Pizjuan
😡 "Habrá 190.000 fans que no podrán estar en este estadio de Mickey Mouse"
📻 #PartidazoCOPE #UELfinal pic.twitter.com/r3xtI4wX99
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) May 18, 2022
Komentet e Fischer u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale dhe kanë zemëruar tifozët e Sevillas, të cilët i kanë kujtuar presidentit të Eintracht Frankfurt se kapaciteti i stadiumit të tyre është më i madh krahasuar me stadiumet e tjera evropiane.
“Ramos Sanchez Pizjuan” ka kapacitet prej 42 mijë shikues dhe i solli fat Eintracht Franfkurtit që fitoi ndaj Rangers pas penalltive me rezultat 5-4, pasi koha e rregullt ishte mbyllur 1-1.
Deklarata e Fischer e ka prekur paksa edhe Pepe Castron, shefin ekzekutiv të Sevillas, i cili kishte një përgjigje interesante, por më pas deklaratën e gjermanit e ka cilësuar si të paqëllimshme shkaku i tensionit para ndeshjes.
👏🗣️ Pepe Castro contesta al presidente del Eintracht
😊🏆 "El estadio de Mickey Mouse tiene seis Europa League en su antepalco, a ellos les faltan cuatro"
😡🏟️ "190.000 fans no pudieron entrar en ese estadio de Mickey Mouse", aseguró Peter Fischerhttps://t.co/Q56TunpHfq
— Tiempo de Juego (@tjcope) May 19, 2022
“Stadiumi “Mickey Mous” ka në qendër të paradhomës gjashtë tituj në këtë garë, juve iu mungojnë katër”.
“Këto janë ditë tensioni, para publikut të tij dhe janë gjëra që mendoj se duhen falur, sigurisht që nuk e ka thënë me atë qëllim”, thënë Castro.
/Telegrafi/