Presidenti i Dritës, Valon Murseli ka konfirmuar se ndeshja kundër Lindfieldin nuk do të zhvillohet.
Murseli ka deklaruar se ndeshja përfundimisht nuk do të zhvillohet.
“Ndeshja kundër Lindfieldit nuk do të zhvillohet përfundimisht. Mbetet të shihet se si disiplinori do të vendosë sonte apo nesër për fatin e Dritës në garat evropiane.
“Gjithashtu, me rregullat e Zvicrës duhet të karantinohemi për dhjetë ditë, por as kjo s’është vendosur”, ka thënë Valon Murseli për “Zeri.info”.
Për fund, Murseli ka konfirmuar se vetëm Fidan Gërbeshi dhe Hamdi Namani kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, derisa Bujar Shabani ishte rast kontakti.
“Vetëm Fidan Gërbeshi dhe Hamdi Namani kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, ndërsa Bujar Shabani ishte rast kontakti me Fidanin”, përfundoi ai.