Telegrafi

Presidenti i Brescias, Cellino: Nuk luajmë më këtë sezon edhe nëse biem automatikisht në Serie B

Massimo Cellino . (Foto: Paul Thomas/Getty Images)

Presidenti i Brescias, Massimo Cellino, ka kërcënuar se ekipi i tij nuk do të kthehet të luajë në Serie A këtë sezon.

Skuadra e Cellinos është e fundit në renditje, por ai thotë se nuk ka të bëjë me këtë dhe është gati të zbresë në Serie A, nëse do të shpëtohet futbolli.

“Nuk më bëhet vonë aspak për rënien në Serie B. Nëse duhet që Brescia të bjerë për të shpëtuar futbollin, e bëj direkt nesër në mëngjes”.

Massimo Cellino (Photo by Clint Hughes/Getty Images)

“Duhet të kuptoni që është një situatë shumë e vështirë, Unë për veten time kam frikë të dal edhe në kopshtin e shtëpisë, ndaj nuk mund të nxjerr lojtarët të udhëtojnë nëpër Itali”.

“Për më tepër, pa tifozë futbolli nuk ka pikën e vlerës”, deklaroi Cellino.

Tifozët e Brescias (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Sipas tij klubet duhet të ndërprenë pagat për lojtarë dhe vetëm kur të fillojnë përgatitjet atëherë të kthehen në normalitet. /Telegrafi/