Presidenti brazilian Jair Bolsonaro e ka quajtur gjyqtarin e Gjykatës Supreme “bir bu***”, gjatë një transmetimi live në rrjetet sociale.
Presidenti dhe gjyqtari janë përplasur rreth sistemit zgjedhor në Brazil, transmeton Telegrafi.
Në rrjetet sociale qarkullon video, ku Bolsonaro fyen rëndë gjyqtarin Louis Robert Baros. e të sharat ia ka drejtuar derisa po fliste me mbështetësit e tij në jug të Brazilit.
Videoja kontroverse fillimisht ishte publikuar në profilet e presidentit brazilian në rrjetet sociale, që më vonë u hoq.
Duke reaguar ndaj “titullit”, Baros ka vlerësuar se kjo është dëshmi se punën e tij e kryen ashtu siç duhet, shkruan Reuters.
Presidenti i Senatit, Rodrigo Pacheko, ka kritikuar sulmin verbal ndaj gjyqtarit – duke thënë se fyerjet e Bolsonaros janë të papranueshme.
Presidenti brazilian prej kohësh është në luftë me Gjykatën Supreme sa i përket çështjes së sistemit të përzgjedhjes së presidentit të vendit.
Bolsonaro konsideron se sistemi aktual elektronik, lë hapësirë për keqpërdorim dhe kërkon që fletëvotimet të shtypen dhe nëse është nevojë që manualisht të numërohen. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2l829mOKx3A