Site icon Telegrafi

Presidenti i Bayern Munich hedh poshtë pretendimet për ‘transferimin 25 milionësh’ të Nagelsmann

Presidenti i Bayern Munchen, Herbert Hainer ka hedhur poshtë sugjerimet se marrëveshja për të bërë Julian Nagelsmann menaxherin e ri të klubit mund t’u kushtojë kampionëve gjermanë deri në 25 milionë euro.

Një paketë kompensimi i detyrohet rivalëve të Bundesligës, RB Leipzig, pasi Bayern lëvizi shpejt për ta bërë një rival vendas pasardhësin e tyre afatgjatë të Hansi Flick në largim.

Shifra të ndryshme janë hedhur në atë marrëveshje, nga 15 milionë euro e deri tek 25 milionë euro, por Hainer pretendon se ka pak përmbajtje për spekulimet në atë që thuhet të jetë një marrëveshje rekord për një trajner.

Lexo po ashtu Nagelsmann është trajneri më i shtrenjtë në histori

Presidenti i Bayernit, Hainer i zbuloi të gjitha këto dhe mohoi shifrat gjatë një interviste me mediumin e njohur gjerman Abendzeitung.

“Ne duhej të gjenim një marrëveshje me Leipzig sepse Julian Nagelsmann ishte akoma i lidhur me kontratë. Mos besoni të gjithë numrat që po përfliteshin”.

Lexo po ashtu Nagelsmann: Po largohem me pikëllim nga Leipzigu, por nuk mund ta refuzoja Bayernin

“FC Bayern është një nga ekipet më të mira në Evropë, dhe ata gjithashtu kanë nevojë për një trajner të madh”.

“Ne arritëm ta bëjmë atë duke nënshkruar Julian Nagelsmann”, ka thënë presidenti i Bayernit, Hainer. /Telegrafi/

Exit mobile version