Telegrafi

Presidenti i Bayern Munich, Haines: Nuk do të bëjmë blerje të mëdha në afatin e verës

Presidenti i Bayern Munich, Herbert Haines, ka thënë se klubi që ai drejton nuk do të shpenzojë para të mëdha gjatë muajve të ardhshëm.

Kampionët aktual të Gjermanisë edhe pse do të jenë me trajner të ri nga 1 korriku, pasi Julian Naglesmann do të marr drejtimin e skuadrës, nuk do të bëjnë shpenzime të mëdha.

“Unë nuk e shoh nevojën për ndonjë transferim të shtrenjtë. Ne kemi një ekip tepër të fortë dhe të ri, me potencial të madh, kështu që nuk shqetësohem”.

“Do të ketë afrime, por jo të shtrenjta”.

“Nuk është sekret që coronavirusi po godet gjithashtu fort ede Bayernin. Kjo ka një ndikim në kornizën tonë të buxhetit. Ne supozojmë se do të kemi rreth 150 milion euro më pak të ardhura që nga marsi i vitit 2020″, deklaroi ai.

Bayer Munich ka ofruar qendërmbrojtësin francez Dayot Upamecano nga RB Leipzig për 42.5 milionë euro.

Përveç kësaj, mbrojtësi i majtë Omar Richards vjen si transferim falas nga klubi anglez Reading.

Largohet e konfirmuara në fund të sezonit janë David Alaba, Jerome Boateng dhe Javi Martinez./Telegrafi/