Presidenti afgan Ashraf Ghani raportohet se është larguar nga vendi i tij dhe është nisur drejt Taxhikistanit, pasi luftëtarët talibanë u futën në Kabul dhe kanë rrethuar objektin e qeverisë duke u kërkuar që të dorëzohen, shkruan Independent.
Zyrtarë të lartë të këtij vendi kanë konfirmuar largimin e tij, pasi talibanët avancuan dhe fituan territor duke ia mësyrë kryeqytetit – Kabulit, transmeton Telegrafi.
Të pyetur nëse presidenti është larguar nga zyra e tij, ata janë përgjigjur shkurt: “nuk mund të themi asgjë për Ashraf Ghani, për arsye sigurie”.
Hamdullah Mohib, këshilltari për siguri kombëtare dhe njëherit njeriu i dytë më i afërt me presidentin, ka konfirmuar se kishte qenë me Ghani kur ai është larguar nga vendi.
Konfirmimi ka ardhur nga dy burime, një nga zyra e ish-presidentit afgan Hamid Karzai dhe tjetra nga Këshilli për Siguri Kombëtare, që ka biseduar me gazetarët e Associated Press.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i talibanëve ka bërë të ditur se një grup ia ka mësyrë vilës së presidentit Ghani. /Telegrafi/