Telegrafi

Premtimi i pazakontë i presidentit të Pescaras, mësoni çfarë mund të përfitojnë Memushaj dhe Manaj nëse Pescara mbetet në Serie A

Ledian Memushaj dhe Rey Manaj mund të përfitojnë një striptiz falas nga një vajzë e bukur e qytetit të Pescaras.

Por, dy futbollistët shqiptarë do të duhet të djersijnë në fushën e lojës për të siguruar mbijetesën në Serie A të Pescaras, para se të marrin këtë çmim të veçantë që e ka vënë presidenti i klubit të tyre, Daniele Sebastiani.

Në një bashkëbisedim në emisionin radiofonik Tutti ConvocatiRadio 24, presidenti i klubit është pyetur se çfarë u premtonte lojtarëve të tij nëse ata do të arrinin të siguronin mbijetesën në elitën e futbollit italian.

“Nëse mbijetojmë, do të bind një vajzë të bukur të qytetit tonë të bëjë striptiz”, ishin fjalët e Sebastianit, transmeton Panorama.

Memushaj është kapiteni i skuadrës së Pescaras dhe luan rregullisht me ekipin që synon mbijetesën në Serie A, ndërsa Manaj është aktivizuar më pak se sa pretendonte në fillim të sezonit.

Në të ardhmen, konkurrenca për të do të rritet, pasi Sebastiani konfirmoi gjatë kësaj interviste se në janar do të transferojë një sulmues tjetër, pasi deri tani reparti i sulmit nuk kishte dhënë atë që pritej dhe golat janë të rëndësishëm për mbijetesën.

Lexo po ashtu Agjenti i futbollistit: Manaj është i ri, por pak lojtarë kam takuar me shpirt të mirë si ai