Telegrafi

Premtimi i Enis Bardhit nëse shkon në Kampionatin Evropian

(Foto: Instagram/enisbardhi10)

Maqedonia e Veriut është një fitore larg kualifikimit në Kampionatin Evropian, ndërsa në rast të këtij suksesi, atje do të shohim edhe shumë futbollistë shqiptarë.

Enis Bardhi është njëri prej tyre, i cili i ka ndihmuar përfaqësueses së tij për të arritur në prag të kualifikimit.

Më 12 nëntor në stadiumin ‘Boris Paichadze’ në Tbilisi zhvillohet finalja e ‘play-offit’ që skuadrën fituese do ta kualifikojë në Kampionatin e ardhshëm Evropian.

(Foto: Instagram/enisbardhi10)

Dhe gjatë një interviste në emisionin Sport TimeSuperSport, nga Bardhi është kërkuar një premtim në rast se Maqedonia e Veriut kualifikohet tutje.

Lexo po ashtu Reagimet pas fitores ndaj Kosovës, Enis Bardhi: Jam shqiptar dhe këtë nuk ma mohon askush

“Jam djalë modest dhe i urtë, nuk më pëlqen të bëj çmenduri, nuk më vjen ndonjë gjë në mendje. Ndoshta do të pres flokët”, ka thënë ai.

(Foto: Instagram/enisbardhi10)