Nga 50 lojtarë, janë zgjedhur lojtarët që kanë kryesuar me pikë në pozitat e tyre, për të ndërtuar 11-shen e javës.
Një paraqitje e shkëlqyeshme e mbrojtësit të West Hamit, Matthew Upson, kundër Sunderlandit, e bën atë lojtarin e javës në Premierligë, edhe pse një paraqitje të shkëlqyeshme pati edhe Aaron Lennon kundër Blackburnit.
Pas fitores impresive prej 3-0 ndaj Arsenalit, Manchester City prin në 11-she me 2 lojtarë, Stephen Ireland dhe Robinho, derisa në këtë listë janë përfshirë edhe golashënuesit Glen Johnson (Portsmouth) dhe Johan Elmander (Bolton):
11-shja e javës së 14-të në Premierligë:
Portieri: Mark Schwarzer (Fulham)
Mbrojtës i djathtë: Glen Johnson (Portsmouth)
Mbrojtës i qendrës: Matthew Upson (West Ham)
Mbrojtës i qendrës: Jonathan Woodgate (Tottenham)
Mbrojtës i majtë: Danny Higginbotham (Stoke)
Mesfushor i djathtë: Aaron Lennon (Tottenham)
Mesfushor i qendrës: Jimmy Bullard (Fulham)
Mesfushor i qendrës: Stephen Ireland (Manchester City)
Mesfushor i majtë: Gareth Barry (Aston Villa)
Sulmues: Robinho (Manchester City)
Sulmues: Johan Elmander (Bolton)