Site icon Telegrafi

Premierë dokumentare “Lule Sajza” në teatrin e Gjilanit – një rrëfim për plagët e historisë shqiptare

Për herë të parë në teatrin shqiptar, një premierë në formën e teatrit dokumentar do të ngjitet në skenën e Teatrit të Gjilanit.

Shfaqja “Lule Sajza”, me regji nga Endri Çela, do të prezantohet sonte në orën 20:00. Në këtë produksion do të interpretojnë aktoret Rajmonda Bulku, Adriana Tolka dhe Valentina Myteveli.

Në formatin e teatrit dokumentar, kjo vepër sjell një përmbledhje të dëshmive personale të të mbijetuarve të kampit famëkeq të Tepelenës.

“Lule Sajza” përqendrohet në historitë e jetës reale, duke ndjekur rrugëtimin nga bastisjet në shtëpi, transferimin në kampin e Beratit dhe, përfundimisht, kalvarin e vuajtjeve në kampin e Tepelenës.

Shfaqja ndriçon një kapitull të errët të historisë shqiptare, të mbushur me dhimbje dhe plagë të pashlyera. /Telegrafi/

Exit mobile version