Italia e kishte humbur vendin e katër skuadrave që dërgon në Ligën e Kampionëve para disa vitesh, por këtë mund ta rikthej këtë vit edhe pse Roma është eliminuar.
Vitin e shkuar Seria A iu afrua shumë në renditje së Ligës Premier, por nuk mundi ta kalonte atë, ndërsa sivjet do të tentojë një tjetër sulm për të siguruar pjesëmarrjen e skuadrës së 7 në kupat e Evropës.
Eliminimi i Romës nga Liga e Kampionëve nuk shikohet si shumë negativ nga mediat italiane, pasi shanset për rezultate pozitive në Ligën e Evropës janë më të mëdha, çka do të thotë më shumë pikë për kampionatin italian në renditje.
Ndërkohë skuadrat e mbetura në Ligën e Kampionëve, Juventus dhe Napoli, të cilat janë vendosur përkatësisht në vazon e parë dhe të dytë për shortin e grupeve, kanë shanse të mira të bëjnë paraqitje më pozitive se ato angleze.
Juventus njihet për forcën e tij dhe synimet madhore këtë vit, ndërsa Napoli gjithnjë ka qenë një kockë e fortë në Evropë.
Anglezët përfaqësohen nga dy ekipe pa shumë emër si Leicester City, që ndodhet në vazon e parë, Tottenhemi që ndodhet në vazon e tretë, dhe gjithashtu Arsenali me Manchester City që ndodhen në vazon e dytë, por që nuk kanë ndonjë histori të madhe në garat evropiane.
Gjithsesi, në rast të ndryshimit të rregullave, siç po flitet për sigurimin e vendit në Ligën e Kampionëve për skuadrat me histori në Evropë, Italia bashkë me Gjermaninë, Anglinë dhe Spanjën nuk do të shqetësoheshin më për renditjen pasi do të kishin të garantuar nga katër skuadra pjesëmarrëse.