Ekipi i trajnerit Steve Bruce pushton katër pozita në ekipin më të mirët e javës së 13-të, përfshirë dy mbrojtës, Nedum Onuoha dhe Titus Bramble, që bllokuan në mënyrë të përkryer sulmin Blu, pastaj mesfushorin Lee Cattermole dhe sulmuesin e huazuar nga Manchester United, Danny Welback.
Disfatën e Chelseat e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë Arsenali, që shënoi fitoren e dytë radhazi, kësaj here ndaj Evertonit, dhe pushton tre pozita në ekipin më të mirë të javës.
Në formacionin e përzgjedhur nga mediat angleze, s’kishte si të mungonte as Gareth Bale, që edhe një herë tregoi se është shtylla e Tottenhamit, duke shënuar dy gola në fitoren 4-2 ndaj Blackburnit.
Në vazhdim më të mirët e vikendit të kaluar:
Portier: Lukas Fabianksi (Arsenal)
Mbrojtës: Nedum Onuoha (Sunderland); Roger Johnson (Birmingham City); Titus Bramble (Sunderland); Bacary Sagna (Arsenal).
Mesfushorë: Samir Nasri (Arsenal); Lee Cattermole (Sunderland); Scott Parker (West Ham United); Gareth Bale (Tottenham Hotspur)
Sulmues: Danny Welbeck (Sunderland); Roman Pavlychenko (Tottenham Hotspur)
Formacioni 4-4-2:
Fabianksi
Onuoha – Johnson – Bramble – Sagna
Nasri – Cattermole – Parker – Bale
Welbeck – Pavlychenko
/Telegrafi/