Telegrafi

Premier League: Ekipi më i mirë i javës së 29-të

Krahas Arteta edhe ylli i Bolton Wanderers, Kevin Davies, ishte një prej lojtarëve më të vlerësuar të javës, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren 2-1 në fushë të West Hamit.

Edhe pse Theo Walcott është lënë jashtë formacionit nga një lojtar tjetër i Boltonit, Lee Chong Yong, Arsenali është i pranishëm me dy lojtarë të tjerë në formacionin e javës: Samir Nasri së bashku me Emmanuel Eboue, të cilët shkëlqyen në fitoren 3-1 kundër Burnleyt.

Në vazhdim ekipi më i mirë i javës së 29-të në Ligën Premier:

Portier: Marcus Hahnemann (Wolves);

Mbrojtës: Emmanuel Eboue (Arsenal); Nemanja Vidic (Manchester United); Leighton Baines (Everton);

Mesfushorë: Lee Chong Yong (Bolton); Paul Scholes (Manchester United); Samir Nasri (Arsenal); Mikel Arteta (Everton); Steven Pienaar (Everton);

Sulmues: Dimitar Berbatov (Manchester United); Kevin Davies (Bolton);

Formacioni 3-5-2:

                     Hahnemann

       Eboue – Vidic – Baines

Yong – Scholes – Nasri – Arteta – Pienaar

             Berbatov – Davies

/Telegrafi/