Terry i bëri ballë presionit për shkak të skandalit të tij të fundit, ku ka tradhtuar bashkëshorten me ish-të dashurën e ish-bashkëlojtarit të tij te Chelesa, Wayne Bridge, duke shënuar golin e fitores për Chelsean në takimin ndaj Burnleyt.
Në anën tjetër Wayne Rooney shkëlqeu për Manchester United duke shënuar golin e tij të 100-të në Ligën Premier në fitoren 3-1 ndaj Arsenalit në Emirates Stadium. Përveç Rooneyt, në 11-shen më të mirë të javës janë përfshirë edhe katër lojtarë të Manchester United.
Ekipi më i mirë i javës së 24-të në Ligën Premier
Portier: Joe Hart (Birmingham)
Mbrojtës: Jamie Carragher (Liverpool); John Terry (Chelsea); Sotirios Kyrgiakos (Liverpool); Patrice Evra (Manchester United)
Mesfushor: Nani (Manchester United); Tom Cairney (Hull); Paul Scholes (Manchester United); Michael Carrick (Manchester United)
Sulmues: Gabriel Agbonlahor (Aston Villa); Wayne Rooney (Manchester United)
Formacioni i javës:
Hart
Carragher – Terry – Kyrgiakos – Evra
Nani – Cairney – Scholes – Carrick
Agbonlahor – Rooney
/Telegrafi/